Vladimir Putin po përpiqet të zhdukë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën e tij. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, gjatë së cilës ai shpjegoi se presidenti rus e sheh kryeqytetin Kiev si “selia e Nënës Rusi”.
Biden më pas vë në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm të Rusisë.
“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, thekson presidenti amerikan