Një aksident tragjik ka ndodhur në Pogradec, ku një person duke drejtuar një fadromë ka rënë në një përrua.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55 të ditës së sotme, në fshatin Selcë e Poshtme, Njësia Administrative Proptisht. Një person mbi 50 vjeç, duke drejtuar një mjet tip fadromë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i viktimës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“UNË JU VRAS TË GJITHËVE!” ARRESTOHET VLONJATI QË PËRPLASI FURGONIN
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORI BUJAR LAKO