Bie në kanal traktori, humb jetën shqiptari

Një aksident rrugor me vdekjen e një 43-vjeçari ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali, por lajmi është publikuar këtë të martë.Sipas mediave italiane, viktima është një shqiptar, i cili në momentin e aksidentit po punonte me një traktor në punimet e malit Zuccone. Viktima me origjinë shqiptare, banor i Tarsognos, teksa punonte me traktor ka rrëshqitur dhe ka përfundur në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.Policia italiane është njoftuar nga gruja e shqiptarit, pasi ishte vonuar në kthimin nga puna. Pas njoftimit policia dhe shërbimi i ambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur t’i japin ndihmë, pasi përplasja ishte fatale për shqiptarin. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhët i ditur.foto

Artikulli paraprakBLERINA GJYLAMETI DHE SPIROPALI ZËVENDËSOJNË TAHIRIN NË POSTET
Artikulli tjetërVRASJA E AVOKATIT GREK, ARRESTOHET SHQIPTARI