Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në konktat me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pulaj në Velipojë.

Ai ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka hasur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi që humbi jetën është Ndue Lusha, banues në Velipojë.

Ai është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MIKROBUSI ME 30 PASAGJERË I LINJËS TROPOJË-TIRANË
Artikulli tjetërXHAFAJ VLERËSIME POLICISË: GODITI GRUPET KRIMINALE GJATË 2017