Një 61-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’. Viktima është Beniamin Ismaili.
Ai ra në mënyrë aksidentale në kontakt me rrymën elektrike. Ka qenë një qytetar që ka konstatuar vdekjen e 61 vjeçarit dhe ka njoftuar policinë.
Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, i moshuari kishte ndërruar jetë.