Ndërron jetë aksidentalisht punonjësja e Njësisë Administrative Vergo, Delvinë.

Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë 42-vjeçarja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë.

Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Sarandës, aty ku aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

Artikulli paraprakLIROHET ISH-DEPUTETI DEMOKRAT, BURG PËR DY KRYETARËT E DEGËVE TË PD-SË
Artikulli tjetërKONFLIKT NË BULQIZË, DY VËLLEZËR QËLLOJNË ME ARMË DREJT MAKINËS, PLAGOSET 41-VJEÇARI