Një 48-vjeçar i identifikuar si Zyber Curri ka humbur jetën pasi ra nga një shkëmb teksa po punonte për në ndërtimin e një impianti hidroelektrik.

Punëtori me origjinë kosovare humbi ekuilibrin teksa po lëvizte disa materiale ndërtimi duke rënë nga një lartësi prej rreth njëzet metrash.

48-vjeçari, babai i katër fëmijëve jetonte në Ital në qytetin e Brescias që nga fundi i viteve ’90, që kur ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës me Serbinë.

Prokuroria italiane ka hapur një hetim mbi kompaninë për kushtet dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS: JA SITUATA E PORTEVE NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërKËSHILLI KOMBËTAR I PD, ZËDHËNËSJA E BERISHËS TËRHIQET NGA GARA