Një 50 vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka humbur jetën gjatë mesdites te se enjtes pasi ka rene nga kati I 3-te i apartamentit ku banonte.

Viktima mesohet se eshte shtetasi Albin Hiluku per te cilin rënia ka qënë fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Viktima rezulton të jetë pronar i një pike e Këmbimit Valutor në qytetin e Shkodrës.

Ende nuk dihen shkaqet nderkohe qe policia po punon me grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë unifromat blu kanë marrë në pyetje familjarët e viktimës dhe fqinjët për të mësuar më shumë mbi shkaqet që cuan në vdekjen e tij. Deri tani ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Vetem pak muaj me pare, ne po te njejtin vend, humbi jeten 84-vjecari Kasem Sula pasi ka rene nga pallati rreth ores 02:00 te mesnates.

Nga policia u mesua se 84-vjecari jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore.

Artikulli paraprakTË JETOSH AFËR SHINAVE TË HEKURUDHËS
Artikulli tjetërSAIMIR TAHIRI DORËZON MANDATIN E DEPUTETIT