Një i moshuar ka rënë nga ballkoni i katit të pestë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur tek sahati në qytetin e Shkodrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht ishte vonë për të moshuarin, pasi ka ndërruar jetë.NGJARJA NË LAGJEN “VASIL SHANTO” NË SHKODËR “Ne orën 08:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Vasil Shanto Shkodër, shtetasi K. S. 84 vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit duke rënë në një soletë të katit të parë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake mësohet se jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore”, njofton policia lokale. Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakIU GJET ARMË PAS ATENTATIT, ARREST SHTËPIE PËR 25- VJEÇARIN
Artikulli tjetërBOTËRORI E PESHËNGRITJES ROMELA BEGAJ, MEDALJE ARI