Një punonjës në stadiumin Arena Kombëtare në kryeqytet, ka humbur jetën aksidentalisht pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia.
Viktima është Naim Idrizi, 40-vjeç. Pas aksidentit ai është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.