Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të shtune, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e vogël, teksa punonte në stadiumi “Air Albania”.
I lënduari, i identifikuar me inicialet H. M. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.