Një burrë ka humbur jetën në Tiranë këtë të mërkurë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim, ku ishte duke punuar. Viktima është Bujar A., 40 vjeç.
Policia njoftoi se “rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme”.