Një 30-vjeçar humbi jetën pasi parashuta me të cilën ai ishte ngritur në fluturim, ka pësuar defekt dhe ka rënë. Ngjarja është shënuar në majën e malit të Zimurit në zonën e Rekës. Mësohet se viktimë mbeti Gëzim Elezi, 30 vjeç..

Gëzim Elezi, 30 vjeç, humbi jetën sot në “Majën e Zimurit” në Malësinë e Dibrës, gjatë një momenti fluturimi me parashutë.

Sipas të dhënave të Policisë së Dibrës, shkak për aksidentin është bërë era e fortë e cila ka zhvendosur parashutën duke bërë që drejtuesi i saj të humbasë kontrollin.

Gëzim Elezi ishte mësues në shkollën profesionale të qytetit të Peshkopisë dhe ishte i pasionuar pas fluturimit.
Ai është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Peshkopisë ku ka humbur jetën

Artikulli paraprakPAS PATOSIT DHE MALLAKASTRËS, RAMA PRITET ME PROTESTA EDHE NË ROSKOVEC
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKËT E PD TENTOJNË TË BLLOKOJNË PROCESIN, KQZ: REFLEKTONI MENJËHERË OSE DO PËRBALLENI ME LIGJIN