Një i moshuar ka humbur jetën një ditë më parë në Ishull Shëngjin të Lezhës, pasi sipas policisë, ka rënë nga shkallët e një lokali.

Burime zyrtare nga Policia lokale, bëjnë me dije se: në Ishull Shëngjin, tek një lokal, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e katit të dytë dhe ka gjetur vdekjen N.M., 71 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakSHOQATA E ARBITRAVE DËNON VEPRIMIN ANTISPORTIV TË DEPUTETIT BRAÇE
Artikulli tjetërMBYLLEN HETIMET PËR DY ISH-DREJTORËT E RRUGËVE, DOSJA NË GJYKATË