Gjatë 24 orëve të fundit janë ulur ndjeshëm infektimet në vendin tonë, ku si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë. Betejën me koronavirusin nuk e fituan dot 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata e 24 orëve të fundit, si vijon:

Janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakQYTETARËT NJË ORË MES SHIUT E TË FTOHTIT KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE, PARALAJMËROJNË SËRISH PROTESTË NË TIRANË: NË SHESH, DERISA TË PLOTËSOHEN KËRKESAT TONA!
Artikulli tjetërRAMA KONSULTIM PUBLIK ME NXËNËSIT NË SHKODËR: UDHËRRËFYES PËR STRATEGJINË TONË TË RINISË DERI NË VITIN 2029