Ashtu si në të gjithë shqipërinë edhe në Lezhë numri i lindjeve ka ardhur në rënie.Sipas të dhënave zyrtare të dekadës së fundit, numri i foshnjave që kanë ardhur në jetë varion nga 800 deri në 900, ndërsa më parë shkonte deri në 1200 bebe.Mjeku obstetër-gjinekolog Zef Zefaj thotë se planifikimi familjar është shkaku kryesor i kësaj situate, pasi çiftet po preferojnë të bëhen prinder në moshe të madhe, çka ndikon negativisht në shëndetin riprodhues.Por edhe stili i jeteses, kryesisht përdorimi i substancave të ndryshme mbetet problem.

Mjeku obstetër-gjinekolog Zef Zefaj ka një këshill për çiftet e reja, duke ju kërkuar që mos ta vonojnë lindjen e parë.

Spitali Obsetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarte e kushte bashkohore dhe është në dispozicion të të gjithë qarkut përfshire dhe Kurbinin e Mirditen, ndërsa gjatë 2 viteve të fundit janë një numer i konsiderueshem grash afgane të vendosura në Shëngjin të cilat kanë sjell në jetë fëmije.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT, PRITET RIAKTIVIMI I MARRËVESHJES
Artikulli tjetërVLLAZNIA ME PESË MUNGESA NDAJ TIRANËS