Bie sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë.

Siç raportohet nga autoritetet, edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por me ngadalë. Autoritetet kanë hapur të gjitha sportelet për të shmangur fluksin e krijuar deri në normalizim të situatës.

Gjithashtu, autoritetet sqarojnë se situata është drejt normalizimit. Sipas informacioneve nga kufiri, në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje. Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, u krijua për disa minuta fluks por situata po normalizohet.

Artikulli paraprakAPELI I GJKKO KTHEU MASËN NDAJ BERISHËS, STRUKTURAT ORGANIZOHEN ME MESAZH
Artikulli tjetërVDES NË MOSHËN 116-VJEÇARE NJERIU MË I VJETËR NË BOTË