Në tre muajit e parë të këtij viti më pak mallra janë transportuar në rrugë ajrore. Sipas Raportit të INSTAT për Statistikat e Transportit Ajror, volumi i mallrave të tregtuara në rrugë ajrore u ul me 9.1% në tre muajit e parë të vitit në raport me vjet.

“Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 499,5 ton, nga të cilat 77,0 % janë mallra të hyrë dhe 23,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 11,1 %. Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 11,4 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 19,9 %. Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e pare 2024 është 386 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është ulur me 9,1 %”, thuhet në raport.
Ndërsa nga ana tjetër raportohet për shifra rekord të numrit të pasagjerëve. Nga janari në mars kanë udhëtuar me linja ajrore 1.909.757 nga 1.166.000 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 63,8 %.

Në transportin ajror operojnë 19 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të parë 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 55.067 avionë, nga të cilët 75,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Artikulli paraprak80 VJETORI I ÇLIRIMIT/ RAMA PUBLIKON LOGON ‘IKONIKE’ QË DO TË JETË NË ÇDO DOKUMENT ZYRTAR DUKE NISUR NGA SOT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – Savjana Vjerdha (Pjesa 1)