Një incident tepër i kushtueshëm ka ndodhur në Michigan të SHBA. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një shumë prej 30 000 dollarësh që kanë rënë nga një kamion.
Oficerët e policisë bëjnë të ditur se zotuesi i parave kishte harruar kutinë në të cilën ndodheshin 30 000 dollarët në një cep të kamionit.
Kjo pakujdesi ka bërë që nëpër rrugën “Route 31” ku ka kaluar kamioni të shpërndahen qindra kartmonedha dollarësh ku një pjesë e tyre janë zhdukur, ndërsa një pjesë tjetër është rikthyer nga disa njerëz zemërbardhë.
Incidenti ndodhi të enjten ndërsa deri të shtunën pronari ka rikuperuar rreth 7 mijë dollarë. Në fillim ishin dy 17-vjeçarë të cilët kthyen 630 dollarë tek autoritetet, ndërsa një grua dha gati 4 mijë dollarë të tjera.
Ndërsa nga vendi ku ranë paratë, oficerët arritën të mblidhnin vetëm 2 470 dollarë, ndonëse bllokuan rrugën me qëllim që të gjenin kartëmonedhat. Në një apel drejtuar qytetarëve, policia kërkoi që kushdo që kishte mbledhur paratë t’i kthente ato.