Mijëra ndjekës të shërbimeve të Metës, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, në të gjithë botën u përballën me probleme serioze. Aplikacionet, në veçanti, u bllokuan, me mesazhe që nuk dërgoheshin, faqet nuk ngarkoheshin dhe si rezultat, postimet nuk shfaqeshin në llogari.
Në veçanti, mbi 42,000 ndjekës në Instagram raportuan probleme me shikimin e postimeve. Zonat ku u konstatua problemi më i madh ishin në SHBA, në veçanti, Çikago dhe Nju Jork. Në të njëjtën kohë, mbi 82,000 ndjekës të Facebook u ankuan për problemin e ngarkimit të faqes.
Rreth 11,000 njerëz që përdorin aplikacionin WhatsApp kanë përjetuar vështirësi në menaxhim dhe dërgim. Problemet u raportuan kryesisht nga Nju Jorku dhe Los Anxhelosi.
Probleme me rrjetet sociale ka edhe në Shqipëri. Mjaft përdorues ankohen për probleme gjatë komunikimeve në WhatsApp, por edhe në Facebook e Instagram.