Pas dy fitoreve radhazi, Tirana bie në transfertë përballë Laçit. Në një ndeshje shahu, ndërmjet Shehit dhe Josës, me pak raste dhe me pas histori, ai që bëri diferencën ishte sistemi VAR, që akordoi një penallti të konvertuar në gol nga Regi Lushkja.
Bardheblutë shpërdorojnë një shans të mirë për të thelluar diferencën me ndjekësit. Ashtu si edhe ndaj Kukësit, skuadra tjetër që i mposhti në fazën e parë, kjo ishte një ndeshje që nuk duhej humbur, por sërish kryeqytetasit dalin duar bosh, duke i dhënë më shumë besim rivalëve se nuk janë të pa thyeshëm e as të pakapshëm në krye. Pavarësisht se në fushë zbritën dy nga ekipet më ofensivën më të mirë, kjo nuk ishte një sfidë e bukur për tu parë, një lojë nervash që u përcoll edhe në shkallët e stadiumit me dy tifozeritë që nuk kursyen as stolat ndërmjet tyre.
Pikërisht kur gjërat po shkon drejtë fundit, Bekaj ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë duke shkaktuar një 11-metërsh. Lushkja i tregu i saktë duke i dhuruar Laçit një trepikësh të artë që jo vetëm i afron me podiumin e më të mirëve, por i fut edhe në garë për titull, në një kohë kur diferenca me Tiranën zvogëlohet në vetëm 6 pikë.