Bien ndjeshëm testimet e COVID- si dhe rastet e reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 1930 testime kanë rezultuar 197 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar edhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit.
Të dielën pati 2,115 testime dhe 413 qytetarë të infektuar, ndërsa të shtunën 3,015 testime dhe 547 qytetarë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë, në këto bashki: 93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.
Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.