Në këto ditë të fund janarit, bashkia Shkodër ka marrë masa për sigurimin e ngrohjes në të gjitha shkollat. Drejtori I arsimit në këtë institucion, Ergys Ivziku deklaroi se është siguruar baza materiale për të gjitha shkollat.
Procesi I shpërndarjes së drunjve të zjarrit këtë vit ka nisur më herët, në mënyrë që në datën 15 nëntor, të gjitha shkollat të jenë të pajisura me lëndën e parë drusore për ngrohje. Ndërkohë që këto ditë me temperature të ulëta, procesi mësimor ka vijuar normalisht.