Sa herë që shërben nga lokali tek klientët ky kamerier bën kujdes se mos ti bie ndonjë xham kokës nga lartësia.

Të njëjtin kujdes bëjnë edhe banorët e pallatit sa herë që përshkohen aty. Xhamat që bien herë pas here në tokë janë një kërcënim për të gjithë komunitetin aty…

Edhe kësaj here jeta e banorëve dhe të tjerë kalimtarëve aty u rrezikua. Dy xhama ranë nga lartësia nga ky pallat që ndodhet në afërsi të vendit të quajtur pallati me hark në Shkodër.

Disa persona po shijonin kafenë e pasdites bashkë me kalimtarë që përshkoheshin kur papritur dy xhama të mëdhenj u shkëputën nga ndërtesa duke rënë poshtë. Një prej klientëve që vjen shpesh në atë zonë tregon rrezikshmërinë e lartë.

Disa herë është ngritur ky shqetësim i rënies së xhamave nga lartësia por deri më tani asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka ndërhyrë për të marrë masat e duhura.

Në total janë 72 xhama dhe 29 prej tyre kanë rënë, tashmë kanë mbetur edhe 43 të tjerë. Derisa të bien të gjithë pasiguria është e madhe.

 

Artikulli paraprakRRUGA E RE E VELIPOJËS QË “IZOLON” NJË FAMILJE
Artikulli tjetërDRANDE XHAJ, ARTISTJA QË NUK NJEH PENSION