Teatri “Migjeni” ka vënë në skenë komedinë e shumëpritur nga spektatori shkodran “Big Brother Vip Shkodra 2”. Kjo shfaqje që në qendër ka një reality – show është sjellë në një formë të veçantë nga estrada e Shkodrës me regji të Arian Çuliqit I cili tregoi për rëndësinë që ka kjo shfaqje ndërsa foli edhe për rikthimin e aktorëve si Zyliha Miloti, Besnik Çinari dhe Drande Xhai. Ndërsa drejtorja Rita Gjeka tha se suksesi I kësaj shfaqje ishte I garantuar që në fillim.

Zyliha Miloti, “Mjeshtër I Madh” tregoi se asnjëherë nuk ëshët shkëputur nag skena ndërsa tha se ndihet mirë me pritjen që I bëri spektatori shkodran.

Fritz Selmani, protagonist në shfaqje tregoi për përshtatjen në rolin e Luizit.Për të dytin vit, Big Brother Vip Shkodra garanton suksesin ndërsa ka bërë për vete spektatorin shkodran duke bërë që shfaqja të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” për disa ditë me radhë.

Artikulli paraprakZBARDHET KONFLIKTI NË FAMILJEN AFGANE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “HIJE QË MBETEN”