Presidenti Nishani ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” artistin e madh shkodran Bik Ndoja.
Titulli i jepet pas vdekjes pasi Bik Ndoja ka ndërruar jetë një vit më parë më 28 dhjetor. Bik Ndoja lindi më 13 gusht të vitit 1925 dhe ishte një ndër këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane. Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.Biku banon në Rrugën “Skanderbeg”, që quhet te zona Ara e Pashës, pranë Shtëpijë Fëmijës prej 3 – 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuem në vitin 1994. Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës. Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite.