Këtë vit plazhi i Velipojës në Shkodër ka thyer çdo rekort. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministria e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjen dhe njëkohësisht drejtuesja politike e partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Edona Bilali e cila përmes një stastusi në profilin e saj në Facebook. Në stastusin e saj ministrja Bilali shkruan..

Velipoja ka thyer çdo rekord këtë vit
Faktet flasin:
– restorantet shprehen të kënaqur
– hotelet shprehen të kënaqur
– numri i shezloneve bosh është tejet i vogël (pavarësisht se ne do të donim më shumë hapësira publike por me mirëmbajtje/pastrim)
– në javën e tretë të gushtit rrugën Velipojë- Shkodër e bën edhe për 2 orë nga fluksi i lartë i makinave
– në shëtitore ske ku hedh kokrrën e mollës
– urgjencat mjekësore janë trajtuar me profesionalizëm e korrektësi maksimale
– rendi ka qënë në nivelin e kërkuar të performancës
– operatorët nuk kanë abuzuar me çmimet.
I gjithë ky fluks parash qëndron në Shkodër ndaj faleminderit përulësisht çdokujt që ofron shërbim në Velipojë, nuk fitoni vetëm ju, fiton i gjithë qyteti tanë bashke .
Një apel final për kush ka ende pushime të planifikuara: VELIPOJA ËSHTË GJITHMONË NJË IDE E MIRË e mbyll statusin e saj me thirrje për qytetarët ministra Edona Bilali.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PROJEKTIN: PARK I RI NË LEZHË BUZË DRINIT, NISIM PUNIMET NË SHTATOR! DO SHTRIHEN NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërMARK UCI BOTON LIBRIN PËR MALËSINË E MADHE