Deputetja e qarkut Shkodër, Edona Bilali prej kohësh po zhvillon takime me personalitete dhe target-grupe të veçanta në Shkodër, ku së fundmi është ndalur në Qendrën Sociale të Moshuarve “Besa” në Barbullush në zonën e Vau Dejësit.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli, të cilët së bashku me deputeten Bilali kanë vizituar të moshuarit për të parë kushtet e ambientet që ata frekuentojnë si dhe për të kaluar momente të bukura në shoqërinë e tyre , por njëkohësisht për t’ju garantuar mbështetje dhe kujdes maksimal. Në fund të këtij takimi deputetja Bilali si dhe Kryetari I Bashkisë Shkreli, i shprehen të moshuarve urimet e tyre për festat e fundvitit.