Rruga Adriatik-Fushe Mamurras eshte kthyer ne nje bilanc lufte, ku gjate se martes vdiqën tre te rinj ne lule te rinise, ndersa po ne kete aks kane humbur jeten edhe disa persona te tjere.

Makina tip Lançia e cila drejtohej nga 22 vjecari Juli Margjini, humbi kontrollin dhe ra nga ura duke perfunduar ne kanal.

Viktima nga kjo ngjarje e rende mbeten Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Banoret shprehen se ky aks eshte nje nga me problematiket, pasi edhe me heret kane ndodhur aksidente fatale.

Ne kete rruge mungojne bordurat anesore, dhe sinjalistika, gje qe duket se ka shkaktuar dhe goditjen fatale per tre te rinjte.

“Askush nuk e çan koken sa njerez vdesin, dhe se vetem ne raste fushatash jane bere premtime”, “Ku ka autoritete, kujt ti drejtohemi”, “shkaku i aksidentit eshte infrastruktura komplet e çregullt” thone banoret.

Mungesa e sinjalistikes eshte kryesorja ne aksin Adriatik Fushe- Mamurras. Edhe me pare kane ndodhur aksidente ne kete vend, e ndersa e gjithe rruga eshte ne gjendje skandaloze.

Jane rreth 7 km rruge qe fatkeqesish eshte ndertuar jashte cdo parametri bashkekohor ku mungon totalisht sinjalistika, nuk ka mbrojtese anesore dhe per me teper nuk monitorohet ne uniformat blu.

Ngjarja mjaft e rende ndoshi pasditen e se martes duke tronditur mbare opinionin publik. Te rinjte po ktheheshin pas nje dreke kishin ngrene me njeri-tjetrin per 1 Maj.

Ata u percollen per ne banesen e fundit gjate dites se merkure, ndersa miq, familjare dhe bashkemoshataret e tyre mes dhimjes se pashoq ju dhane atyre lamtumiren e fundit.

 

Artikulli paraprakALERGJITË E STINËS SË PRANVERËS
Artikulli tjetërADEMI INSPEKTON PUNIMET NË BËRDICË