Trembëdhjetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend, ndërsa bëhet me dije se në 24 orë kanë rezultuar 12 të shëruar. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë viktimë.
NJOFTIMI:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos. Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 15 Prill 2023)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255