Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus. Fatkeqësisht një person ka humbur jetën. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
NJOFTIMI:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:
5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 18 Mars 2023)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 303
Testime totale 2,045,552