Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 437 teste të kryera, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.
8 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 437 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Kolonjë. Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,601 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 437
Testime totale 2,012,110
Raste pozitive 332,376
Raste të shëruara 328,601
Raste Aktive 181
Humbje jete 3,594