Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë, ndërsa 19 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i plotë: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz. Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 536

Testime totale 1,989,914
Raste pozitive 331,473
Raste të shëruara 327,629
Raste Aktive 252
Humbje jete 3,592

Artikulli paraprakÇMIMI I NAFTËS/ RUSIA BLLOKON SËRISH FMN, MINISTRAT E FINANCAVE NUK DALIN DOT ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT
Artikulli tjetër3 USHQIMET MË TË SHIJSHME TRADICIONALE TË BALLKANIT