Ministria e Shëndetësisë: 581 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 39 të shëruar në 24 orët e fundit.

26 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Këlcyrë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Fier, Selenicë, Sarandë, Gjirokastër, Poliçan, Peqin. Janë 238 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581
Testime totale 1,995,147
Raste pozitive 331,701
Raste të shëruara 327,870
Raste Aktive 238
Humbje jete 3,593

Artikulli paraprakBARAZON SHQIPËRIA, BALAJ NDËSHKON ARABINË SAUDITE NË NISJEN E PJESËS SË DYTË
Artikulli tjetërPRESIDENTJA E KE-SË, URSULA VON DER LEYEN NESËR NË SHQIPËRI (AGJENDA)