Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 741 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 40 qytetarë. Në 24 orë është shënuar një viktimë.
Njoftimi:
25 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 741 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh. Janë 246 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një paciente 71 vjeç, nga Tirana. Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 741
Testime totale 1,994,566
Raste pozitive 331,670
Raste të shëruara 327,831
Raste Aktive 246
Humbje jete 3,593