Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 384 teste të kryera, 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë. Janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 348
Testime totale 1,986,717
Raste pozitive 331,348
Raste të shëruara 327,417
Raste Aktive 342
Humbje jete 3,589