Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19, nga 1605 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë 212 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.

Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Mars 2022)

Raste të reja ditore 87

Të shëruar në 24 orë 212

Të shtruar në spitale 44

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1605

Testime totale 1,754,760

Raste pozitive 272,337

Raste të shëruara 267,672

Raste Aktive 1182

Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 328

Fier 201

Lezhë 184

Elbasan 95

Kukës 94

Shkodër 81

Vlorë 65

Gjirokastër 38

Berat 31

Korçë 36

Durrës 25

Dibër 4

Artikulli paraprakREZULTATI I ZGJEDHJEVE, KRYETARI I DEGËS SË PD NË ATHINË: 6 MARSI KURTH, BASHA KA NEVOJË PËR BURRA E JO PËR PULA!
Artikulli tjetërBASHA PUBLIKON VIDEON DHE URON 8 MARSIN: PA GRA TË FORTA, NUK KA NJË SHQIPËRI TË FORTË