Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat për situatën epidemiologjike në vend. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë kryer 806 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 216 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 806 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 216 qytetarë, në këto bashki:
82 në Tiranë, 18 në Lushnje, 16 në Fier, 15 në Durrës, 9 në Divjakë, 7 në Vlorë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Patos, Sarandë, Gramsh, 5 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Përmet, Berat, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Shijak, Kolonjë, Dimal.
Janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 251 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 216
Të shëruar në 24 orë 251
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 806
Testime totale 1,959,160