Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 1436 teste kanë rezultuar pozitivë 445 qytetarë. Ndërkohë gjatë 24 orëve është shënuar një viktimë.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki:
159 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë. Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 86 vjeç. Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 404
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1436