Policia e Shtetit bën një bilanc të mjeteve lundruese të sekuestruara brenda 4 ditësh, pas ngjarjes tragjike në Himarë.

Nga operacioni në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, informoi sot policia e shtetit.

Artikulli paraprakÇMIMI I NAFTËS NË BURSË ZBRET NË 94 DOLLARË FUÇIA, BORDI E UL VETËM ME 1 LEKË! NGA SOT SHITET 220 LEKË/LITRI
Artikulli tjetërRRITEN RASTET ME COVID-19 NË MALËSINË E MADHE