Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë. Midis të vrarëve 52 viktima janë fëmijë, 15 vajza dhe 32 djem, raporton OKB, sipas një deklarate që mbulonte periudhën midis fillimit të luftës më 24 shkurt dhe mesnatës së 26 marsit. Megjithatë shifrat reale të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, sesa shifrat e konfirmuara.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Shefi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë tha se Rusia mund po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka kuptuar se “ai nuk mund ta marrë të gjithë vendin” dhe ka të ngjarë të përpiqet të ndajë vendin sipas “skenarit korean”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar sërish Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë dhe raketa të mbrojtjes ajrore.
Mbikëqyrja bërthamore e Ukrainës thotë se një objekt kërkimor bërthamor në Kharkiv është sulmuar sërish nga Rusia dhe luftimet e bëjnë të pamundur vlerësimin e dëmit. Guvernatori i qytetit perëndimor të rajonit Lviv tha se një qytetar u arrestua, pasi dyshohet se ka spiunuar për dy sulmeve me raketa që tronditën qytetin të shtunën. Zyrtarët në Portin e Odesës në Detin e Zi po përpiqen mbrojnë trashëgiminë kulturore, nga frika se mos përfundojnë si Mariupoli.

Ambasada e Ukrainës në Ankara tha se një grup prej 159 jetimësh ukrainas kanë mbërritur në qytetin jugor turk të Antaloas. Djemë dhe vajza, të moshës katër deri në 18 vjeç, u evakuuan nga shtëpitë sociale në rajonin e Dnipro. Leonid Pasechnik, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, ka thënë se rajoni i tij dëshiron të mbajë një votim për bashkimin me Rusinë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA nuk po përpiqet të rrëzojë presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht dënimeve të ashpra për pushtimin rus të Ukrainës.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E TEATRIT META MESAZH: TË MBROJMË VLERAT KULTURORE DHE HISTORIKE!
Artikulli tjetërPAS 32 DITË LUFTE, RIFILLON MËSIMI NË KIEV