Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.

Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave që jep Tv Klan deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 52 pallate.

Nuk mungojnë dëmet në edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur.

Artikulli paraprakHISTORIA E TËRMETEVE NË SHQIPËRI, TËRMETI I PARË (I MATUR) ME VIKTIMA NE VITIN 1851
Artikulli tjetër‘ALARMIN FALS PËR TËRMETIN E HAPËN ATA QË DUAN KAOS’/ RAMA NISET PËR NË NJU JORK: DO TË TAKOHEM ME TRUMP