Ka shkuar në 300 numri i viktimave nga sulmet terroriste në Sri Lanka, ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nga sulmet kanë mbetur të plagosur rreth 500 persona.
Sulmet përfshinë disa hotele dhe kisha mëngjesin e Pashkëve në datë 21 Prill, ndërkohë që raportohet se viktimat nuk ishin vetëm vendas por nga shtete të ndryshme të botës.
Sipas policisë vendase deri më tani janë arrestuar 24 persona por nuk dihet ende kush fshihet pas këtyre sulmeve të cilat ndodhën në mënyrë të koordinuar në disa hotele luksoze dhe kisha në kryeqytetin e Colombos.
Presidenti i vendit i ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë të qetë dhe të mbështeten tek autoritetet ndërsa kryeminstri Ranil Wickremesinghe mblodhi një mbledhje emergjente me autoritetet e rendit dhe sigurisë në të cilin u vendos mbyllja e shkollave për dy ditë dhe qëndrimi brenda i banorëve të cilët ndodhen afër kishave dhe hoteleve ku ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë pas dy sulmeve të fundit në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 12 orë, nga orë 18:00 e ditës së sotme deri në 6:00 të mëngjesit të së martës.
Sri Lanka ka një pakicë të besimit të krishterë prej 7.4 % dhe njihet për një vend i cili për problemet mes grupeve fetare por një sulmi i këtij niveli nuk kishte ndodhur që nga lufta civile e cila përfundoi 10 vite më parë në këtë vend.