Pas një periudhë prej afro 10 vitesh ndërprerje në Shkodër është rikthyer një garë në sportin e bilardos. 32 lojtarë morën pjesë në kampionatin “Open 9 Ball” që zhvillohet për herë të parë në Shkodër në disiplinën me 9 gurë. Në finale fitues u shpall Sear Sokoli përballë rivalit të tij të përhershëm Deni Kuçi me rezultatin 9-5.
Finalisti Deni Kuçi që është edhe një prej organizatorëve tregon se mbështetja për sportin e bilardos në Shkodër duhet që të jetë më e madhe.
Një prej veteranëve të bilardos në Shkodër por edhe në Shqipëri Xhevat Sokoli thotë se ekipi i Vllaznisë në këtë sport nuk financohet.
Me nostalgji Sokoli kujton bilardistët e vjetër që për vite me radhë ishin kampionë absolut kombëtar.
Sportistët e Vllaznisë nuk marrin pjesë rregullisht në kampionatet kombëtare për shkak se kostot janë të larta dhe nuk kanë asnjë lloj mbështetje edhe pse ky sport në Shkodër është i masivizuar dhe ka bilardistë të talentuar.