Jeta kulturore e artistike në Malësi të Madhe po gjallërohet dita-ditës me aktivitete të larmishme, duke i rikthyer identitetin kësaj zone që këngën e vallen e ka pasur gjithmonë në traditë.
Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar për të distain vit radhazi aktivitetin “Bilbilat e vegjël këndojnë” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj bashkie. I konceptuar si një festival i mirëfilltë, këngëtarët e vegjël konkuruan përpara një jurie, kryetar i së cilës ishte muzikanti Bardh Hysa. Duke vlerësuar të gjitha performancat për nivelin e lartë të interpretimit, anëtaret e jurisë shpallen fituese nxënësen Soni Malaj dhe me çmim të dytë vlerësuan konkurentin Gabriel Rraboshta. Në fund, inspektori i muzikës pranë Q.K.F-së falenderoi konkurentët për pjesëmarrjen, ndrësa fituesja e çmimit të parë shprehu emocionet e saj për këtë sukses të arritur.
/ Star Plus TV /