Konkursi “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” përmbylli natën e tretë gjysmëfinale në teatrin “Migjeni”. 18 fëmijë të klasave të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta garuan në natën e tretë.
Drejtorja e qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija”, Orjeta Kelaj tha se këtë vit cilësia e konkurentëve pjesëmarrës është më e lartë.

Prurje të shtuara këtë vit ka patur edhe nga shkollat e njësive administrative të bashkisë Shkodër ndërsa kjo punë do të synohet të zgjerohet vitet e ardhshme.

Për tri netë me radhë në konkursin “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” morën pjesë 80 fëmijë. Faza finale do të zhvillohet në gjysmë të muajit prill ndërsa mendohet që rreth 26 këngëtarë të vegjël të përzgjidhen nga juria profesioniste për natën finale.

Artikulli paraprakTË DIELËN SFIDA E FUTSALLËS VLLAZNIA-TIRANA
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ TAKIM ME HOMOLOGUN NGA MALI I ZI