Bilbilfryrësit, Çuçi apel qytetarëve: Denonconi korrupsionin e mashtrimet. Nesër nis zbatimi i ligjit për “spiunët” e brendshëm në shtet dhe privat.

Ligji për sinjalizuesit, ose i njohur me termin “biblbilfryrësit” fillon nesër zbatimin e tij. Koncepti i ligjit është denoncimi i aferave korruptive nga njerëz të brendshëm të ndërmarrjeve publike dhe private. Për këtë arsye, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi mori pjesë në takimin rajonal konsultues mbi Aktet Nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”. Gjatë fjalës së tij, ministri Çuçi deklaroi se denoncimi i praktikave korruptive, mashtrimit dhe keqadministrimit, luan një rol thelbësor në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe lidhet ngushtësisht edhe me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i udhërrëfyesit të pesë prioriteteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Sot nis zbatimi i ligjit për “spiunët” e brendshëm në shtet dhe privat. Ligji për sinjalizuesit, ose i njohur me termin “biblbilfryrësit” fillon nesër zbatimin e tij. Koncepti i ligjit është denoncimi i aferave korruptive nga njerëz të brendshëm të ndërmarrjeve publike dhe private. Për këtë arsye, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi mori pjesë në takimin rajonal konsultues mbi Aktet Nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”. Gjatë fjalës së tij, ministri Çuçi deklaroi se denoncimi i praktikave korruptive, mashtrimit dhe keqadministrimit, luan një rol thelbësor në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe lidhet ngushtësisht edhe me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i udhërrëfyesit të pesë prioriteteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Për këtë, deklaroi ministri, “miratimi i Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” është një instrument në dorën e njerëzve me integritet të lartë profesional, moral, etik brenda organizatave qofshin publike apo private. Do të jetë një element i shtuar në luftën kundër korrupsionit, sidomos në aspektin e denoncimit të korrupsionit. Ka një rëndësi të veçantë, sepse denoncimi do vijë nga njerëz profesionistë, që e njohin funksionimin e organizatës, pra do jetë një lëndë e pare, nëse do e quanim kështu, profesionale dhe për prokurorinë”. Ministri theksoi se zbatimi i këtij ligji “do t’i japë një fytyrë të re institucioneve edhe sa i përket integritetit të tyre”. Ministri vlerësoi me mjaft rëndësi takimin rajonal pasi mundëson konsultimin mbi rregulloret dhe dispozitat për zbatimin e këtij Ligji në institucionet ku do shtrihet zbatimi i tij. Ligji “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në 2 qershor 2016 dhe ka për qëllim goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat. Ligji i shtrin efektet juridike prej 1 tetorit 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, për sinjalizimin e brendshëm për subjektet private, që fillojnë zbatohen nga data 1 korrik 2017.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA PER QYTETARET E SAJ:KUJDES NGA PROTESTA PER MBETJET
Artikulli tjetërNISHANI:REFORMA NE DREJTESI DUHET TE ZBATOHET SA ME SHPEJT