Grupi Politik, ka nisur punën në themele për reformën zgjedhore, ndërsa është njohur me propozimet e para të partisë demokratike dhe aleatëve të saj. Objekt diskutimi ka qenë sjellja e policisë dhe prokurorisë në periudhat zgjedhore.

Draftin i PD-së, parashikon që policia e shtetit gjate periudhes zgjedhore, ndryshe nga sa ka funksionuar deri tani, duhet të dal në terren duke ngritur njësi për mbikëqyrjen në distancë të qendrave të votimit apo numërimit.

Njësitë policore, sipas propozimit ngarkohen me ligj që të mbajnë shënim cdo denoncim që vjen nga administrata zgjedhore por dhe përfaqësues të partive politike.

Këto denoncime do të hidhen në një rregjistër kombëtar që ngrihet në drejtorinë e përgjithshme të policisë. Ky rregjistër i referohet prokurorisë dhe për disa vepra të vecantë sic mund të jetë korrupsioni zgjedhor, PD kërkon që në proces të përfshihet edhe SPAK.
Me këtë lëvizje, opozita kërkon që në proces të përfshijë një ndër strukturat më të rëndësishme të drejtësisë sic është SPAK.

Në 3 nismat ligjore për atë që e quajnë “ndarjen e poltikës nga krimi dhe goditjen e krimit zgjedhor, opozita përfshin edhe element të ligjit që njihet si “sinalizuesit” apo “bilbil fryrësit”. Në propozimet ligjore parashikohet që individët që përballen me raste të korrupsionit apo krimit zgjedhor, të denoncojnë pran kqz apo KZAZ-ve.

Sinjalizuesi me ligj merren ne mbrojtje duke ju garantuar anonimatin, ruajtjen e burimit të informacionit dhe marrjen e çdo mase kundër rasteve të hakmarrjes sic mund të jenë largimet nga puna.

Damjan Gjiknuri i Partisë Sociliste shmangu komentet në thelb për propizmet duke theksuar se ato do të konsultohen me ekspertë

Artikulli paraprakARRESTOHET SHOFERI ME 2000 SHKELJE DHE 184 GJOBA TË PAPAGUARA
Artikulli tjetërU KAP ME DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA, 22-VJEÇARJA SHQIPTARE DËNOHET ME BURGIM