Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 6 nga 8 të arrestuarit e falsifikimit të biletave të urbanëve, ndërsa vetëm 2 janë lënë në masën arrest me burg.
Konkretisht Gjykata la në masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Allarajn dhe Aldi Dukën, dispeçer i linjave të autobusëve.
Për administratorin Fatos Vrapi, gjykatë pranoi garancinë pasurore prej 1 milionë lekësh. Ndërsa për administratorin tjetër, Ferndinad Ibrahimi gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
“Arrest Shtëpie” Gjykata dha edhe për për Anastas Ibrahimin, Klodian Qaton dhe Albana Vrapin.
Ndërsa ‘Detyrim paraqitjeje’ u dha për Evisa Vora, administratore e një shoqërie transporti.
Tre muaj me bileta të falsifikuara.
Sipas prokurorisë të paktën për tre muajt e fundit operatorët e transportit publik të linjave kryesore në kryeqytetit kanë operuar me bileta të falsifikuara duke i përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shkaktuar një dëm të rendë ekonomik.
Pronari i Firmës Ferlut Ferdinand Ibrahimi ka mohuar në gjykatë se ka pasur dijeni që biletat kanë qenë të falsifikuara.
“Biletat e sekuestruara nga Policia kanë qenë bileta të vjetra, nuk ishin në përdorim” mësohet të ketë thënë ai.
Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për 7 të arrestuarit dhe masën ‘Detyrim paraqitje’ për Albana Vrapin.
Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë skemën që e vuri në pranga administratorët kryesorë të linjave urbanë të kryeqytetit që akuzohen për fshehje te ardhurash, dhe falsifikim te letrave me vlerë.