Presidenti Barjam Begaj uron mirëseardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës përjetë për gjithçka i kanë bërë kombit dhe në veçanti për mbështetjen për Kosovën.

STATUSI:

Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!
Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

Ju faleminderit nga zemra!

Artikulli paraprakSPIROPALI I KTHEHET BERISHËS: DO TA DËGJOSH FJALIMIN E PRESIDENTIT CLINTON NGA EKRANI!
Artikulli tjetërBILL CLINTON NË TIRANË, AMBASADA E SHBA: MIRËSERDHE PRESIDENT